
Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka bërë një analizë mes dy trajnerëve, Pioli dhe Inzaghi, para derbit Inter-Milan.
Tare deklaroi se dy trajnerët janë të ndryshëm sa i përket anës taktike, por shtoi se krijojnë lidhje të forta me lojtarët e tyre.
Pioli dhe Inzaghi, të ndryshëm në taktikë. Dinë të krijojnë lidhje të fortë me lojtarët, për këtë ata fitojnë besimin.
Ndërsa në evolucionin taktik. Inzaghi luan me të njëjtin formacion të perfeksionuar ndër vite, 3-5-2 është një pikë e fortë, jep siguri. Pioli ka ndryshuar më shumë, ai tashmë përdor më shpesh 4-3-3, por fitoi një titull me 4-2-3-1



