
Mungesa e aktivizimit vijon ta vërë në pikpyetje qëndrimin e Alejandro Baldes në ‘’ Camp Nou ‘’.
Situata të tilla nuk tolerohen nga drejtuesit, sidomos Hansi Flick i cili në çdo rast është përgjegjës për ecurinë e Barcelonës.
Këmbanat e alarmit kanë filluar të bien në kampin e ‘’ Blaugranëve ‘’ dhe spanjolli flitet se është me një këmbë jashtë.
Sipas ‘ Sport ‘ është shfaqur për mbrojtësin një dritë në fundin e tunelit duke qenë se pretendohet nga Juventusi.
Vetëm 12 minuta deri më tani konsiderohet një statistikë jo e mirë dhe drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ ja kanë hapur dyert e ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Edhe në të shkuarën Manchester United dhe Liverpooli shfaqën interes për 22 vjeçarin, fakt që do të thotë se lista mund të zgjerohet në vijimësi.
Ish rekordmenët e Serisë A po rikthehen me Luciano Spallettin në stol, një trainer me shumë eksperiencë dhe mbi të gjitha i suksesshëm.
Dëmtimi i Andrea Cambiasos dhe Juan Cabal ia ka vështirësuar punën ishi-t të Romës dhe Alejandro Balde mund ta mbushë boshllëkun.
Por bardhezinjtë nuk mjaftohen me kaq dhe në listë kanë përfshirë edhe Rayan Ait- Nouri të Manchester City-t dhe Tyrick Mitchell i cili përfaqëson Crystal Palacen.
Javët vijuese do të jenë determinante për katalanasin, lojtar që i ka qëndruar besnik të ashtuquajturve ‘’ Los Cules ‘’.



