Dy futbollistët e Tottenham i shpëtojnë jetën tifozit kundërshtar

Dy futbollistët e Tottenham i shpëtojnë jetën tifozit kundërshtar

Dy futbollistët e Tottenham, Sergio Reguilon dhe Eric Dier, i kanë shpëtuar jetën një tifozi kundërshtar ditën e sotme, në ndeshjen ndaj Newcastle.  

Në minutën e 40 të takimit, mbrojtësi spanjoll i kërkoi arbitrit të ndalonte ndeshjen, pasi kishte parë që në tribunë ishte një tifoz me probleme shëndetësore.

Nga ana tjetër, Dier shkoi te stoli i Newcastle dhe i kërkoi mjekut të vendasve që të merrte menjëherë defibrilatorin dhe të shkonte në atë tribunë pasi një tifoz me siguri kishte pësuar infarkt.

Ndeshja u ndal për pak minuta dhe mjeku i Newcastle shkoi në tribunë, duke ndihmuar tifozin, i cili më pas u transportua në spital, ndërsa dy futbollistët e Tottenham u duartrokitën nga të gjithë në stadium.

Ndërkohë, Newcastle pastaj bëri me dije se tifozi është jashtë rrezikut për jetë dhe që është dërguar në spital.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy