
U luajtën ditën e sotme dy ndeshje në Premier League, të vlefshme për javën e 22-të.
Liverpool është rikthyer te fitorja, pasi ka mposhtur 3-0 Brentford, falë golave të Fabinho, Chamberlain dhe Minamino. Me këtë fitore, skuadra e Klopp ngjitet në vendin e dytë me 45 pikë, 11 pikë më pak se kryesuesit e Manchester City, që gjithsesi kanë një ndeshje më shumë.
Leeds ka fituar një ndeshje spektakolare ndaj West Ham me rezultatin 2-3. Autori i të tre golave për Leeds, ishte mesfushori Jack Harrison.



