
Gianluigi Buffon thotë se mund të bëjë mirë edhe në 4 apo 5 vitet e ardhshme. Pasi u kthye te Parma në moshën 43-vjeçare, portieri italian thotë se ka ende për të dhënë. Në një prononcim të dhënë së fundmi, Buffon thotë se ka një dëshirë të madhe për të bërë mirë.
“Unë ende kam një dëshirë të madhe për të bërë mirë. Motivimi nuk me mungon. Dëshira ime është të tregoj se sportist i rëndësishëm. Kjo është arsyeja pse unë jam duke u zhvilluar dhe kam pranuar sfida të reja. Unë kam sigurinë se mund të bëj mirë edhe për 4 apo 5 vitet e ardhshme, sepse kam fituar një përvojë të madhe.”, u shpreh Buffon.



