Triumfi minimal ndaj Erzenit, Tetova: Duhet të kishim më shumë uri për golin e dytë

Triumfi minimal ndaj Erzenit, Tetova: Duhet të kishim më shumë uri për golin e dytë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku ekipi i tij triumfoi minimalisht ndaj Erzenit. 

Tetova deklaroi se skuadra duhet të kishte më shumë uri për të shënuar golin e dytë. 

Erzeni ishte i gjithi në mbrojtje dhe na bllokoi manovrat pasi u rreshtua edhe ndryshe, me 5 mbrojtësa. Në pjesën e dytë u mundova të ndryshoja diçka duke futur 5 lojtarë në sulm. Fatmirësisht në fund ia arritëm të marrim 3 pikët.  

Duamena nuk është në kondicionin e duhur, ka pak ditë dhe luan me dhimbje, por ka dëshirë të madhe. Është kapiteni i skuadrës dhe do t’i bëjmë vend në skuadër për atë që ka bërë për ekipin.

Loja i ka këto vështirësi, ka dhe neglizhime nga disa lojtarë. Unë u kërkova në pushim që të kenë durim për të lëvizur topin sepse momenti do të vijë. Erzeni po provonte në tranzicion dhe i kërkova Mëllugjës të bashkohej me mbrojtjen, ishim kompakt, por duhet të kishim më shumë uri për golin e dytë.

Përsëriten ndeshjet, ua shpjegoj lojtarëve që faza e dytë nuk është si e para pasi ekipet njihen. Më intereson që ekipi ka uri për të shkuar drejt fitores.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy