Tre pretendentë për Rodrigo de Paul

Tre pretendentë për Rodrigo de Paul

Kalimi në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ nuk po i jep rezultatet për Rodrigo de Paul i cili mund ti bëjë gati valixhet në fundin e sezonit.

Presioni tek Atletico Madridi është shumë i madh dhe argjentinasi ka rrëshkitur disi duke mos justifikuar 40 milionët e paguara nga Enrique Cerezo për 27 vjeçarin që konsiderohej një idhull në Friuli.

Kalimi nga Udineze tek spanjollët sigurisht mendohej që do të ishte një eksperiencë krejtësisht ndryshe për shkak të nivelit të ekipeve dhe Rodrigo de Paul nuk e ka gjetur veten tek 5-3-2 shi i Diego Simeones të cilin nuk e ka kënaqur aspak gjatë 39 sfidave  dhe tashmë janë hedhur në sulm tre kandidatë për t’ia përmirësuar imazhin.  

Roma po mendon ta ketë pjesë të sajën dhe ta adaptojë në 3-4-3- shin e Jose Mourinhos për të shkaktuar një risi në Scudetto dhe Europë pasi prej shumë vitesh nuk njeh suksese .

Argjentinasi mund të bëjë diferencën sepse i njeh shumë mirë ‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe mund të përsërisë eksperiencën e mrekullueshme me bardhezinjtë  duke bashkpunuar në ofensivë me lojtarë si Mkhitaryan apo  Pellegrini.

Kryeqytetasit do të kërcënohen nga rivalët e përjetshëm të Lazios, të cilët e kanë të qartë se për çfarë lojtari bëhet fjalë dhe e konsiderojnë një zëvëndësues për Sergej Milinkovic- Savic për të cilin ngulmojnë ekipet me emër.

Por po mendohet edhe për largimin e Lucas Leivas dhe Rodrigo de Paul mund ti japë një tjetër ngjyrë funksionimit të sulmit , tek një kundërshtar me peshë në Serinë A që drejtohet nga Maurizio Sarri , trainer që meriton respekt sidomos pas të kaluarës së suksesshme tek Napoli.

Interesi për ishi-n e Racing de Avellaneda i kalon kufinjtë sepse edhe Paris St Germain po e analizon pasi është i bindur se karakteristikat e lojës së tij mund ti vijnë për mbarë metrave të fundit .

Një kalim në ‘’ Parque de Prince ‘’ do të shoqërohej me mbështetjen e bashkombasve si Icardi , Di Maria , Paredes dhe Lionel Messi , tek një ekip që kërkon me çdo kusht Champions Leaguen.

Kampioni në fuqi i Kupës së Amerikës me ‘’ Albicelestët ‘’ ka përpara oferta tejet interesante që mund ta bindin dhe gjatë kohës ta afrojnë me trofetë e munguar me Udinezen , e cila konsiderohet një ekip i mesit të tabelës dhe mund të ofrojë vetëm përfaqësimin në Scudetto , një ndër pesë kampionatet më të famshëm të Europës.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy