
Esat Mala ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën me klubin turk të Giresunspor. Thuhet se mesfushori, i cili luajti sezonin e fundit i huazuar te Partizani, pretendon se nuk ka marrë pagat nga klubi turk dhe ka vendosur që së bashku me menaxherin e tij të ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme.
Mala firmosi me Giresunspor një vit më parë, pasi u largua nga Partizani, por nuk bindi stafin teknik dhe u rikthye në Shqipëri, në formën e huazimit.
Gjatë kësaj periudhe që ishte i huazuar, klubi turk duhet t’i paguante Malës pagat sipas kontratës, por diçka e tillë duket se nuk është bërë dhe kjo ka detyruar mesfushorin 23-vjeçar të mbyllë bashkëpunimin.
Mësohet gjithashtu se për këtë, klubi i Giresunspor ka bërë një ankesë në Federatën Turke, në UEFA si dhe në CAS.



