Kupa e Amerikës/ Argjentina përballet në finale me Kolumbinë

Kupa e Amerikës/ Argjentina përballet në finale me Kolumbinë

Në datën 15 korrik në orën 02.00 do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e Kupës së Amerikës, e cila do të transmetohet ekskluzivisht në MCN TV.

Argjentina dhe Kolumbia zbresin në fushën e ‘’ Hard Rock ‘’ të Miamit për ta finalizuar këtë kompeticion, i cili është përcjellë me shumë emocione dhe natyrisht të papritura.

‘’ Albicelestët ‘’ dhe ‘’ Los Cafeteros ‘’ e kanë merituar kalimin në finale, dy kombëtare që nuk kanë njohur humbje dhe sigurisht kanë vënë diktatin gjatë sfidave.

Falë Nestor Lorenzos, ‘’ Trikolorët ‘’ nuk janë mposhtur asnjëherë gjatë 28 të tillave, një fakt që tregon cilësitë e trainerit 58 vjeçar në stol.

Argjentina e Lionel Scalonit e filloi shumë mirë fazën e grupeve duke grumbulluar pikët e plota dhe më pas në çerekfinale barazoi kundër Ekuadorit, duke e fituar ndeshjen nga pika e 11-metërshave falë pritjeve të Dibu Martinezit.

Gjysëmfinalja ishte një përsëritje e ndeshjes në grupe dhe tre herë kampionët e botës i dhanë përsëri një leksion Kanadasë dhe prenë biletën për në finale.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ndërsa ecuria e Kolumbisë ishte paksa ndryshe në grupe sepse i fitoi dy të parat, respektivisht kundër Kosta Rikës dhe Paraguajit dhe barazoi me Brazilin në atë të fundit.

Çerekfinalja parashikohej e lehtë në letër për kolumbianet pasi kishin përballë Panamanë, të cilën faktikisht e shkatërruan me shifrat tenistike 5-0.

Natyrisht të qënit një grup solid, i drejtuar nga një trainer ekspert si Nestor Lorenzo e ndihmoi Kolumbinë për ti bërë ballë një Uruguaji të frikshëm por ‘’ Celestët ‘’ nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, të cilët nuk ditën të shfrytëzonin superioritetin numerik.

Ekipi i argjentinasit zhvilloi një sfidë për tu mbajtur mend dhe ia doli edhe pse ishte me një lojtar me pak të gjithë pjesën e dytë.

Kjo sfidë do të jetë e 15-ta ndërmjet Kolumbisë dhe Argjentinës në Kupën e Amerikës dhe nëse i referohemi statistikave, fituesit në fuqi të këtij kompeticioni janë dukshëm të favorizuar, me 7 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje, ndërsa në lidhje me të përgjithshmet, në 39 sfida Argjentina ka fituar 20, barazuar 10 dhe 9 të tjera i ka fituar Kolumbia.

Gjithsesi, pavarësisht se është një finale, një gabim mund të kushtojë rëndë por duhet evidentuar se Kolumbia ka rikuperuar ndjeshëm terren në krahasim me të kaluarën dhe mund ta vërë në vështirësi ekipin e Lionel Messit.

Parashikohet pa diskutim një duel shumë i luftuar në çdo cep të fushës, nga dy kombëtare tejet të frikshme, sidomos në kundrasulme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy