
Në sezonin e dytë me Atletico Madridin Samuel Lino po tregon se në të shkuarën drejtuesit kanë qëlluar në shenjë me transferimin e tij në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Të vijosh me të njëjtin ritëm tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ është një domosdoshmëri, pasi në të kundërt të takon të ngrohësh stolin.
Me Diego Simeonen në stol natyrisht spanjollët kanë një plus referuar sfidave, në Spanjë dhe Europë, një trainer ky i cili ka lënë shenjë në historinë e tyre.
Braziliani premton shumë për të ardhmen dhe tashmë Chelsea është vënë në ndjekje të tij.
24 vjeçari është konsoliduar në formacionin titullar, prezenca e të cilit i jep avantazhe ofensivës dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ të lideruar nga Todd Boehly synojnë ta kenë pjesë të tyren gjatë merkatos së dimrit.
Tek ishi i Gil Vicentes në Portugali spikat përshtatja në disa pozicione të ofensivës, lojtar shumë i shpejtë dhe teknik, një problem i vazhdueshëm për çdo mbrojtës.
Referuar interesit të kryeqytetasve, tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ po bëhen me kujdes llogaritë, për të cilin thuhet se do të tentojnë të përfitojnë afro 40 milionë euro.
Në krahun tjetër skuadra e Enzo Marescas ende ka nevojë për tu përforcuar në metrat e fundit për ta shtuar produktivitetin, një ekip i mbetur në prapavijë në krahasim me sezonet pararendës, fakt që nuk përputhet me historinë e tij.
Për sa i përket Samuel Linos duhet theksuar se numëron 7 sfida deri më tani, i cili po jep një kontribut të çmuar për shokët e skuadrës, në La Liga dhe gjithashtu në Champions League.



