“E dimë të gjithë si shkuam në Europian”, Kona: Rruga për në Botëror është shumë e vështirë

“E dimë të gjithë si shkuam në Europian”, Kona: Rruga për në Botëror është shumë e vështirë

Menaxheri i futbollit, Tami Kona, tha se rruga e Shqipërisë për në Botëror është shumë e vështirë, ndryshe nga ajo për në Europian. Duke folur në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, Kona tha se vendi i dytë do të ishte një sukses i madh për Shqipërinë, pasi do të linte pas dy kombëtare si Polonia dhe Hungaria.

“Fitorja me Hungarinë, ishte një fitore e drejtpërdrejtë, me një kundërshtar direkt. Kur mposht një kundërshtar si Hungaria që është rival direkt, tregon se ke bërë një punë të mirë për vendin e dytë. Po bëhen llogaritë, që trajneri Reja të shkojë 15 pikë, me fitore ndaj San Marinos dhe Andorrës. Do jetë trajneri që ka pasur më shumë pikë, por nuk i kemi pasur asnjëherë të kombëtaret në grup. Rruga për në Botëror është shumë e vështirë. Ne duam vendin e dytë, për të lënë pas dy skuadra shumë të mira. Në Europian e dimë të gjithë sesi shkuam, por për të shkuar në Botëror gjërat janë shumë të mëdha. Nëse do jemi në vendin e dytë, do jetë fitore e madhe, Botërorin e shikojmë me dylbi.

Për titullarët vendos trajneri. Reja ka benefite të mëdha në krahasim me një trajner shqiptar. I jepet koha e nevojshme për të punuar. Secili lojtar duhet të ketë numrat e tij. Njëherë pamë me numrin 10 Manajn dhe njëherë pamë Bajramin. Nuk jemi një kombëtare që ka yje botëror, por jemi Shqipëria. Shpesh herë trajnerët nuk marrin përsipër humbjen. Më i përkëdheluri në një kombëtare është trajneri. Ne nuk kemi lider në kombëtare. I fundit mund të quhet Lorik Cana. Me prurjet e reja në ekip kemi përfituar shumë lojtarë, por kujdes, pasi mënyra se si mund të menaxhohen këta futbollistë është shumë problem. Broja bëri një gabim të madh, pasi duhet të pasonte, pavarësisht se shënoi. Broja bëri një gol, për shkak se ishte një portier budalla përpara, se po të ishte Gulasci, nuk do e shënonte kurrë.”, u shpreh Kona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy