Flamurtari është një nga skuadrat pretendente për tu ngjitur në Superiore për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye, drejtuesit po punojnë për përforcimin e ekipit.
Këtë të martë, klubi vlonjat ka prezantuar një afrim të rëndësishëm në repartin e sulmit.
Me kuqezinjtë, ka firmosur sulmuesi brazilian Pedro Augusto. Ky i fundit shkëlqeu me Egnatian në Superiore sezonin e kaluar dhe shihet si një përforcim i rëndësishëm për sulmin.



