Behari: Tiranën e nderoi garda e vjetër, në merkato kanë marrë lojtarë me kualitet

Behari: Tiranën e nderoi garda e vjetër, në merkato kanë marrë lojtarë me kualitet

Trajneri Ardi Behari, analizoi barazimin e Tiranës ndaj Dinamo Batumi, në turin e parë të Conference League. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Behari deklaroi se bardheblutë i nderoi garda e vjetër, duke thënë se goli i barazimit ishte i paralajmëruar më herët. Sipas tij, lojtarët e afruar nga Tirana në merkato, kanë kualitet, por ju duhet më shumë kohë. “Tiranën e nderoi garda e vjetër. Në momentin kur u bënë zëvendësimet, erdhën edhe automatizmat e sezonit të kaluar. Goli u paralajmërua më herët. Për të barazuar rezultatin mendoi garda e sezonit të kaluar. Lojtarët e ardhur në merkato, janë shumë të mirë, por është dashur pak më shumë kohë, për mekanizmat. Shehi do bazohet te garda e vjetër, për të pretenduar më shumë ndeshjen e kthimit. Më surprizuan mesfushorët e Dinamos. Pashë një Tiranë të pasinkoronizuar. Kishin një sulm të frikshëm, që mund të të ndëshkonin në çdo moment. Skuadra ka potencialin, për të kthyer rezultatin në favor dhe të kualifikohen. Lojtarët e ardhur kanë shumë kualitet, por duan pak kohë për të qenë në maksimumin e tyre.”, deklaroi Behari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy