
Sulmuesit e Shqipërisë, kanë sjellë panik te trajneri Silvinjo, pak javë para ndeshjes me Çekinë. Pas Sokol Cikalleshit, së fundmi është dëmtuar edhe Myrto Uzuni.
Sulmuesi beratas, ka shfaqur probleme në ndeshjen e fundit të Granadës ndaj Betis, teksa u zëvendësua në minutën e 39-të.
Bëhet fjalë për një problem muskulor, ndërsa në ditët e ardhshme do të mësohet edhe shkalla e dëmtimit për Uzunin. Kujtojmë se probleme me dëmtimin ka shfaqur edhe mbrojtësi Ardian Ismajli tek Empoli.



