Dinamo kërkon kthesën, Devolli: Ka edhe Vllaznia pika të dobëta, të shpëtojmë sezonin

Dinamo kërkon kthesën, Devolli: Ka edhe Vllaznia pika të dobëta, të shpëtojmë sezonin

Dinamo luan një sfidë tejet të rëndësishme ditën e nesërme, teksa do të përballet me Vllazninë në transfertë. Blutë e kryeqytetit do të kërkojnë të marrin fitoren, e cila mungon prej kohësh dhe më pas të tentojnë kthesën.

Në prag të kësaj sfide, para mediave, ka folur trajneri i Dinamos, Bledar Devolli, i cili tha se skuadra e tij duhet të shpëtojë sezonin, ndërsa shtoi se edhe Vllaznia ka pika të dobëta.

“Kemi punuar fort dhe mendoj se kemi bërë zgjedhjet e duhura për nesër. Dua të kemi shpejtësi dhe cilësi në ofensivë. Shpresoj të bëjmë një ndeshje të mirë dhe me rezultat nesër. Vllaznia ka një prej ekipeve më të mira dhe më pëlqen loja e tyre, por kanë edhe ata pikat e tyre të dobëta dhe ne duhet t’i godasim aty.

Rikthehet Sofranac por mungon Imami, Reginaldo dhe Maliqi që u lëndua sërish në stërvitje dhe na prishi planet, por do të marrim masat pasi grupin e kemi. Duhet të jemi agresivë dhe mendoj se do të kemi rezultat. Duhet të marrim më shumë përgjegjësi, nga unë i pari. Kemi folur edhe me lojtarët, duhet të shpëtojmë sezonin. Nesër kam besim tek kthesa”, u shpreh Devolli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy