Barcelona ‘’ peshkon ‘’ në Turqi

Barcelona ‘’ peshkon ‘’ në Turqi

  Pas largimit të Messit tek Paris St Germain , Barcelona e ka rivënë fokusin tek merkatoja . Katalanasit kanë mbetur të impresionuar nga mesfushori i   Kayserispor  Emre Demir  i cili ka filluar të spikasë  me talentin që e karakterizon . Spanjollët nuk dëshirojnë të humbasin kohë në lidhje me perfeksionimin e skuadrës dhe sipas As i ka ofruar  turqëve 2 milionë euro  dhe një kontratë 5 vjeçare  17 vjeçarit . 

Nëse ky operacion do të rezultonte me sukses , ‘’ Los Cules ‘’ kanë  planifikuar huazimin e tij edhe për disa kohë  për të ndjekur me kujdes  progresin e tij  dhe më pas  do ti takojë trainerit Ronald Koeman të marrë vendimin përkatës .  Fillimet e  Emre Demir ishin mjaft entuziazmuese sepse u shëndërrua në lojtarin më të ri të  kampionatit turk i cili shënoi  në moshën 15 vjeçare dhe tre sezonet e zhvilluara me Kayserispor e kanë vënë në radarët  e Barcelonës .  

Karakteristikat e lojës së tij përputhen  me ideologjinë e trainerit hollandez sepse është një lojtar shumë i shpejtë në luftën një kundra një dhe disponon efikasitetin e nevojshëm në metrat e fundit të fushës , element   që mund ti shërbejë spanjollëve për të arritur me shpejtësi tek goli .

  Fakti se prej  disa sezonesh është vënë në ndjekje të Emre Demir është një arsye e mjaftueshme për të  dërguar ofertën në zyrat e  Kayserisporit .

  Mesfushori i lindur në Mersin e mbylli sezonin me 3 asiste  dhe 1 gol në 31 ndeshje dhe është përpara një interesi që me siguri do të analizohet siç duhet nga  ky lojtar .  

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy