Përballet me Eriksenin në kampionat, Conte: Kemi vuajtur shumë për të

Përballet me Eriksenin në kampionat, Conte: Kemi vuajtur shumë për të

Tottenham përballet ditën e shtunë me Brentford në kampionat, në një ndeshje ku “Spurs” do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Ajo e së shtunës, do të jetë një ndeshje e veçantë për trajnerin Antonio Conte, i cili do të ketë si kundërshtar, ish-lojtarin e tij, Christian Eriksen. Ky i fundit është rikthyer të luajë futboll pas sulmit në zemër që pësoi gjatë Europianit.

Në lidhje me këtë, Conte u shpreh se është i lumtur që e shikon sërish në fushë danezin, për të cilin tha se ka vuajtur shumë.

Së pari jam shumë i lumtur që Eriksenin e shoh në fushë, pasi ajo që pamë në TV në qershor ishte e tmerrshme. Sapo mbërriti në Angli munda ta takoj. Kemi vuajtur shumë për të dhe familjen e tij.

Kam biseduar me Christian dhe realisht nuk kemi përballë vetëm një lojtar të madh, por edhe një njeri të madh të cilit i uroj së bashku me familjen më të mirë për të tashmen dhe të ardhmen.

Do jetë një kënaqësi ta sfidojmë dhe në të njëjtën kohë do të jetë e pabesueshme, pasi jo shumë herë kthehesh të luash futboll pas asaj që i ka ndodhur. Duke e parë të luaj futboll lumturohem, pasi e di që futbolli është jeta

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy