
Dritan Stoka, opinionist sportiv, ishte i ftuar në emisionin “SportZone”.
Stoka foli për Partizanin duke e cilësuar atë shumë mirë fizikisht, por sipas tij nëse skuadra luan në mbrojtje ndeshja është e humbur.
“Partizani ka mungesa, Kaçe nuk luan, ka probleme edhe Cara, por Partizani ka lojtarë të tjerë. Me sa pashë profesor Iliri do luaj me formacion 5-3-2, por unë jam kundër, po luajte në mbrojtje e ke të humbur ndeshjen. Unë do luaja me 4-4-2. Partizani është shumë mirë fizikisht”, tha Stoka.



