Debutimi me Atletiko Madridin, Keidi Bare për TemA: Simeone më motivon

Debutimi me Atletiko Madridin, Keidi Bare për TemA: Simeone më motivon

Nga Fatjon Baze

Keidi Bare është një nga lojtarët për të cilin po flitet shumë në mediat spanjolle dhe shqiptare.

Kjo pasi lojtari që është pjesë e kombëtares shqiptare U-21, debutoi me një nga ekipet më të forta në kampionatin spanjoll, Atletikon e Madridit.

Mesfushori fierak u aktivizua nga trajneri i madrilenëve, Diego Simeone, në sfidën e Kupës së Mbretit kundër Las Palmasit këtë mesjavë.

Paraqitja e Bares mori vlersime dhe nga mediat spanjolle të cilat e cilësuan 19-vjecarin si mesfushorin ideal për skemat e Diego Simeones.

Në një prononcim për “TemA”, Keidi Bare, dha përshtypjen e tij për debutimin me ‘”Los Colchoneros”.

“Përshtypjet janë shumë të mira, jam shumë i lumtur qe shkela në atë fushë dhe që mu dha mundësia të luaja me nje nga klubet me te mira për momentin. Si fillim unë dua të falenderoj çdo njeri, trajnerin në radhë të parë që më dha mundësin. Jam i lumtur sepse nëqoftëse  stërvitesh me një ekip të madh dhe me lojtar të niveleve të larta, normal që do marrësh dhe taktikat e tyre. Ndihem vërtet shumë mirë për çfarë kam arritur deri tani sepse në fund sakrifica prej shumë vitesh u realizua”

Keidi Bare rrëfeu dhe bisedën që pati me trajnerin Simeone, para aktivizimit në fushën e lojës.

“Trajneri lojtarët e ri i motovon dhe mua më motivoj dhe më dha këshillat e duhura për atë ndeshje dhe jo vetëm, pasi dhe në seancat stërvitore eshtë shumë i përpikt”

Në fund Keidi Bare tha se objektivi i tij është që të jetë gjithmonë pjesë e skuadrës së parë të Atletiko Madridit.

“Fillimi është i vështir, por sidoqoft akulli u thye dhe objektivi im është që të jem gjithmonë në atë skuadër dhe të arrij rezultate të larta ne atë klub” përfundoi Bare prononcimin e tij për “TemA”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy