
U luajtën mbrëmjen e sotme 4 ndeshje në Premier League, të vlefshme për javën e 24-t.
Sothampton mori një fitore surprizuese, teksa mposhti Tottenham në transfertë me rezultatin 2-3. Protagonist në këtë sfidë ishte edhe sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, që shënoi golin e parë për Southamptonin.
Në sfidat e tjera, Manchester City mposhti 2-0 Brentford dhe vazhdon i qetë në krye të renditjes.
Norëich barazoi 1-1 me Crystal Palace, Aston Villa-Leeds u mbyll në barazim 3-3.



