
Atletico Madrid është shpallur kampione e La Liga-s për sezonin 2020-2021. Skuadra e drejtuar nga Simeone ia ka dalë në frymën e fundit pasi ka fituar 1-2 kundër Valladolid, që ka zbritur një kategori më poshtë.
Ndërkohë Real Madrid edhe pse ka fituar 2-1 me përmbysje kundër Villareal ka mbyllur kampionatin në vendin e dytë.
Atletico pas 38 ndeshjesh shkoi në kuotën e 86 pikëve, ndërsa me dy pikë më pak është Atletico. Me këtë trofe skuadra e drejtuar nga Simeone ka shkuar në 11 kampionate të fituara.



