Panuçi rikthen në Kombëtare Ergys Kaçen (VIDEO)

Panuçi rikthen në Kombëtare Ergys Kaçen (VIDEO)

Pak para nisjes për në Skoci trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panucci ka rikthyer një mesfushor të rëndësishëm në ekip.

Pas një mungese  Ergys Kaçe është rikthyer në Kombëtare duke befasuar jo pak për mënyrën sesi ai u bashkua me kuqezinjtë.

Trajneri Christian Panucci, kur publikoi listën me 25 lojtarë, nuk e preferoi korçarin, por pas largimit të Eros Grezdës, i cili për arsye personale shkoi te klubi i tij Rangers për të finalizuar transferimin – italiani mendoi t’i jepte një shans mesfushorit të Panathinaikos.

Lajmin për rikthimin e tij në Kombëtare, e ka dhënë vetë mesfushori i cili ka postuar një fotografi në rrjetin social në Instagram me portierin Thomas Strakosha.

“Me vëllain tim", shkruan Kaçe, ndërsa ka etiketuar portierin e Lazio-s.

Rikthimi i tij është një vlerë më shumë për kuqezinjtë në qendër të mesfushës, por ajo që bie në sy është mungesa e informacionit nga ekipi kombëtar.

Federata Shquptare e Futbollit nuk ka bërë asnjë komunikatë për të afrim në skuadër edhe pse është një detyrim për ta ta bëjnë një njoftim të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy