
Shkëlqimi në kategoritë inferiore dhe tanimë në ekipin e parë , e ka shëndërruar në një prioritet për të ardhmen e Juventusit Illing- Juniorin. Drejtuesit e torinezëve po tentojnë rinovimin e kontratës me 19 vjeçarin , deri në 30 qershorin e 2027-tës . Ky hap lidhet me evitimin e largimit të sulmuesit nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ në një të ardhme të afërt, duke qenë se pretendohet nga disa ekipe me emër në Premier League. Mirëpo, dëshira e bardhezinjve është vetëm një hap pasi anglezi duhet të vendosë se cili destinacion është i duhuri për të ardhmen. Duhet pritur se çfarë do të ndodhë në vijimësi me Illing- Juniorin , i cili do ta thotë fjalën e fundit në lidhje me këtë çështje.



