
Koha ka kaluar shumë shpejt por ndërkohë shumë ekipe i rikthehen objektivave të dikurshëm.
Ndër protagonsitët besohet se do të jetë Barcelona, edhe pse në aspektin ekonomik vijon të lërë për të dëshiruar.
Mesfusha është një ndër repartet më difektozë të ekipit të Xavi Hernandezit por llogaritë kanë filluar të bëhen me kohë nga drejtuesit.
Prioritet për ish kampionin e Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ mbetet Martin Zubimendi, i cili i ka qëndruar besnik Real Sociedadit deri në këtë stad të karrierës.
23 vjeçari ka rezultuar një ndër shembullorët e La Ligas në sezonet e fundit, lojtar që spikat për rikuperimin e topave dhe organizimit të lojës, elementë që e kanë shëndërruar në një titullar edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes.
Problematika e vetme për kuq e blutë lidhet me pretendimin prej 60 milionë të drejtuesve të ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ shifër e konsideruar si e ekzagjeruar nga ish fituesit e La Ligas dhe më gjerë.
Momentalisht arritja e marrëveshjes nënkupton një lloj vështirësie por me kapacitetin e treguar tek bardheblutë, shtohet edhe dëshira e drejtuesve të ‘’ Los Cules ‘’ për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’.
Sipas programit të famshëm spanjoll ‘ Jijantes ‘, së fundmi agjenti i Martin Zubimendit dhe drejtori sportiv Deco kanë zhvilluar një mbledhje, duke qenë se flitet për element përcaktues tek ekipi nga San Sebastian ndër vite.



