Atletico Madridi, tre opsione për mbrojtjen

Atletico Madridi, tre opsione për mbrojtjen

Faza defensive e Atletico Madridit çuditërisht nuk po e bind Diego Simeonen në sezonin aktual.

‘’ Los Colchoneros ‘’ gjithmonë janë shquar si një ekip solid në këtë aspekt por numri i golave të pësuar natyrisht e kanë shqetësuar dukshëm numrin një të stolit.

Drejtuesit e madrilenëve kanë filluar të mendojnë për merkaton verore, gjatë të cilës do të mundohen të bëjnë zgjedhjet e duhura për ti lënë pas pakënaqësitë e të kaluarës.

Leny Yoro, Yeison Murillo dhe Facundo Medina janë tre lojtarë të cilët vijojnë ta impresionojnë trainerin argjentinas, një figurë e shquar tashmë në historinë shumëvjeçare të kryeqytetasve.

Në të kaluarën ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ishin një ndër ekipet më të forta në botë në mbrojtje, një fakt i cili i ka avantazhuar dhe për tu rikthyer tek titujt, duhet të japin maksimumin për t’ia vënë pikën kësaj historie në përfundimin e sezonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy