
Pas dy sezoneve në ‘’ Allianz Arena ‘’ e ardhmja e Michael Olises mund të jetë diku tjetër.
Interesi i Real Madridit e ka bërë ta analizojë me kujdes, një ndër më të suksesshmit në futboll.
Sulmuesi ka ditur të përshtatet tek Bayern Muncheni dhe Franca, një element i cili vë në siklet çdo rival.
24 vjeçarit i përfundon kontrata me gjermanët në 2029-tën dhe krerët e ish rekordmenëve të Bundesligës sipas ‘ El Chiringuitos ‘ thuhet se do të synojnë më tepër se 150 milionë euro.
Shifra të tilla gjithmonë kanë përbërë një lloj sfide për Florentino Perezin, i cili gjithsesi i ka kaluar me sukses.
Tek ‘’ Galaktikët ‘’ duhet të jepet gjithmonë maksimumi për të qenë në lartësinë e duhur, natyrisht marrë shkas edhe nga sezoni i kaluar i cili rezultoi pa asnjë trofe.
22 gola dhe 28 asiste në 52 sfida ishin statistikat e Michael Olises me Bayern Munchenin i cili mund të luajë përsëri krah Kylian Mbappes.
Nëse do të realizohet dëshira e bosit të ‘’ Los Merengues ‘’ do të vijojnë të jenë pretendentë serioze për çdo trofe në të ardhmen e afërt.



