Levante nxjerr në shitje Armando Sadikun (VIDEO)

Levante nxjerr në shitje Armando Sadikun (VIDEO)

Klubi spanjoll, Levante nxjerr në shitje sulmuesin shqiptar, Armando Sadiku. Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Marca”, e cila i referohet planit të trajnerit Paco Lopez për të gjetur një sulmues tjetër në vend të talentit shqiptar, i cili mesa duket nuk ka bindur në fazën e dytë të kampionatit. Në analizën e “Marca”-s shkruhet se klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë ofertat për të.

Boateng dhe Roger janë dy elementët kryesorë të repartit të avancuar ku do të mbështetet trajneri, ndërkohë që kërkohen dhe dy sulmues cilësorë në merkato. Sadiku, që ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 e ka të qartë situatën ku ndodhet, ndaj klubi kërkon ta largojë ose duke e shitur, osë në formë huazimi.

Të ardhmen e Sadikut do ta vendosin ofertat që do të vijnë te Levante për kartonin e tij. Sigurisht nëse nuk ofrohet shuma e duhur, sulmuesi mund të qëndrojë, por qëllimi kryesor i Levantes është të gjejë blerës për të. Sadiku u transferua te Levante nga Legia e Varshavës në fillim të këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy