Ceferin në Shqipëri, pas Ramës takon edhe Dukën

Ceferin në Shqipëri, pas Ramës takon edhe Dukën

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka zbarkuar në Shqipëri ditën e sotme, ku në axhendë ka dy takime.

Numri 1 i futbollit europian, do të diskutojë për finalen e Conference League më 26 maj, e planifikuar për t’u luajtur në “Air Albania”, por do të flitet edhe për zgjedhjet në FSHF, ku kohët e fundit ka pasur përplasje, mes presidentit Armando Duka dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Rreth orës 15:00, Ceferin mbërriti në Kryministri, ku mbajti një takim me kryeministrin Edi Rama për rreth 60 minuta.

Pas këtij takimi, rreth orës 17:00, presidenti i UEFA-s, mbërriti në selinë e FSHF, ku është duke mbajtur një takim me presidentin e FSHF, Armando Duka. Sipas axhendës, nuk pritet të ketë një deklaratë për mediat nga palët, por gjithsesi mbetet të shihet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy