Karim Benzema, ishte një nga lëvizjet e bujshme në këtë merkato vere, teksa u largua nga Real Madrid dhe do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, te skuadra e Al Ittihad.
Këta të fundit i kanë ofruar një kontratë dy-vjeçare, me pagë 200 milionë euro në sezon, që bindën sulmuesin francez.
Benzema në një prononcim të dhënë së fundmi, deklaroi se u transferua në Arabinë Saudite, për shkak se është një vend mysliman dhe dëshiron të flasë arabishten rrjedhshëm
Unë jam mysliman, është një vend mysliman dhe dua të jetoj atje. Është bukur të jesh në një vend mysliman ku tashmë ndjej se njerëzit më duan. Kjo do të më lejojë të filloj një jetë të re. Unë dua të flas rrjedhshëm arabisht, është e rëndësishme për mua. Meka është gjithashtu afër dhe është e rëndësishme për një besimtar si unë. Kur fola me familjen time ata ishin të gjithë shumë të lumtur, kuptuam se vendi ynë është në Arabinë Saudite.



