Rafael Leao, zbulon të ardhmen

Rafael Leao, zbulon të ardhmen

 Prej kohësh drejtuesit e Barcelonës kanë filluar tratativat për të firmosur me një sulmues cilësor.

Duke qenë se Robert Lewandowski është në metrat e fundit të karrierës, ‘’ Azulgranët ‘’ po punojnë me shumë përkushtim për ta zgjidhur këtë situatë.

Ndër të preferuarit e Hansi Flick është Rafael Leao, i cili konsiderohet një referent tek Milani.

Do të jetë tejet e vështirë për Joan Laportan sepse drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ kanë paracaktuar 175 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre.

Sipas ‘ Sport ‘, italianët janë shprehur të gatshëm të negociojnë largimin nga ‘’ San Siro ‘’ për afro 80-90 milionë euro.

Ndërkohë që klubi italian po punon intensivisht edhe në lidhje me marrëveshjet me sponsorë të fuqishëm si përshembull Nike dhe shpresojnë që ta përmirësojnë situatën në aspektin ekonomik.

Pas gjashtë vitesh në Itali, për 25 vjeçarin transferimi në La Liga është një opsion real, i cili për më tepër ka patur disa mosmarrëveshje në kohët e fundit me trainerin Paulo Fonseca.

Një avantazh për golashënuesin luzitan është edhe agjenti i tij Jorge Mendes, një ndër më të njohurit në botën e futbollit.

3 gola dhe 5 asiste në 14 sfida ka arritur Rafael Leao në sezonin aktual, i cili ka influencuar në arritjen e rezultateve pozitive nga shtatë herë kampionët e Champions Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy