Declan Rice në radarët e Chelsea

Declan Rice në radarët e Chelsea

 Spikatja e Declan Rice në sezonet e fundit ka gjeneruar një rivalitet interesant në Premier League. Interesit të Manchester United i është bashkuar edhe Chelsea, skuadër që më të drejtë vijon të përjetojë entuziazmin e fitimit të Champions Leagues për të dytën herë në histori. Anglezi e filloi  karrierën si profesionit pikërisht tek kryeqytetasit, eksperiencë që i dha shansin për të bërë hapa galopantë në karrierë. Historia për mesfushorin ka ndryshuar shumë së fundmi sepse sipas tabloidit britanik, "Express", ka deklaruar se dëshiron rikthimin në "Stamford Bridge".

Sipas kësaj logjike, West Hami do të vihej me shpatulla pas murit sepse do t'i duhej të negocionte me rivalët direktë për perlën 22-vjeçare që ka impresionuar në një ndër kampionatet më të fortë në botë me një skuadër që konsiderohet si e dorës së dytë. Pa shkuar shumë larg, Declan Rice e ka shtrirë protagonizmin dhe formën e shkëlqyer që po përjeton edhe në Europian, ku u konsiderua si një prej lojtarëve më të mirë të Gareth Southgate, kombëtare në të cilën gjeti mbështetjen e yjeve të tjerë si Jack Grealish dhe Phil Foden.

Një rikthim i mundshëm tek "Blutë e Londrës" thekson një ngjitje të menjëhershme në karrierë që do t'i jepte shansin e fitimit të trofeve për arsye se Chelsea në çdo sezon mbetet një ndër rivalët më të rrezikshëm në të gjitha kompeticionet pjesëmarrëse. 

Declan Rice e ka finalizuar sezonin me 35 ndeshje të luajtura, ku ka treguar se gjasat për t'u larguar nga "Olympic" janë të mëdha sidomos pas deklaratës së dhënë.

 

 

 

                                        

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy