
Pogradeci ka njoftuar përjashtimin e mesfushorit, Hermes Shkullaku. Nëpërmjet një postimi, klubi liqenor, shkruan se lojtari në fjalë ka thyer rregulloren, si dhe ka pasur sjelle të padisiplinuar, ndaj shokëve të ekipit dhe trajnerit Abazaj.
Sipas klubit, kjo është një sjellje e përsëritur nga 28-vjeçari dhe për këtë arsye është marrë vendimi për ta përjashtuar.
Gjithçka ndodhi pas ndeshjes me Korabin, ku Pogradeci u mposht minimalisht dhe mes lojtarit dhe stafit teknik, kishte një konflikt, çka solli edhe përjashtimin e Shkullakut.



