
Transferimi i mundshëm i Ruben Amorim tek Manchester United pritet të shoqërohet me mbërritjen e të tjerë elementëve në ‘’ Old Trafford ‘’.
Portugezi ka bërë një punë të shkëlqyer tek Sporting Lisbona dhe në këtë moment të karrierës e meriton interesin e një ekipi si 20 herë kampionët e Premier Leagues.
Trincao është bërë pjesë e planeve të anglezëve, shumë i rëndësishëm në skemat e numrit një të stolit, lojtar tejet teknik dhe i shpejtë nga krahët.
Gjithsesi, kontrata me Sporting Lisbonën i përfundon në 2026-tën dhe duke qenë se flitet për një ndër klubet më të pasur të botës, e ardhmja e 24 vjeçarit ndoshta do të jetë shumë shpejt në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
Pritet një ofertë prej 15 milionë eurosh për sulmuesin, i cili nëse do të vihet përsëri nën urdhërat e Ruben Amorim, për të adaptimi do të ishte edhe më i lehtë, edhe pse flitet për një ekip në të cilin presioni është shumë i madh.
Talenti i Trincaos nuk mund të vihet në diskutim dhe jo më kot pretendohet nga një ekip i këtyre përmasave, i cili po tenton të rikthehet me çdo kusht tek titujt, në Angli dhe Europë.



