
Kylian Mbappe dëshiron largimin nga PSG dhe kërkon të transferohet te Real Madrid, skuadër të cilën e ka mbështetur që i vogël.
Marrëveshja mes klubit spanjoll dhe futbollistit është arritur, pro tashmë duhet bindur PSG që të lërë të lirë sulmuesin. Drejtori i parisienëve, Leonardo zbuloi ditën e djeshme në një intervistë, se ata kanë refuzuar një ofertë prej 160 milionë eurosh nga Real Madrid.
Por sa kërkon PSG për të hequr dorë nga Mbappe? “Le Parisien” raporton se drejtuesit francezë do të lënë Mbappe të kalojë te Real Madrid, vetëm në rast se në arkat e klubit do të derdhem 220 milionë euro.
Ndonëse 22-vjeçarit i përfundon kontrata në fund të sezonit, te PSG nuk pranojnë ta largojnë për një shifër më të vogël se 220 milionë euro.



