
I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, foli për reformën në futbollin e moshave. Ai deklaroi se kampionatet e moshave janë të prapambetura dhe deklaroi se është bërë rumpallë.
Kokëdhima deklaroi se në kampionat, duhet të jenë vetëm skuadrat e klubeve profesioniste dhe jo ato të akademive private.
Unë mendoj se reforma e bërë sivjet në fund të sezonit të kaluar, për moshat, por jo vetëm. Kjo ishte një reformë shumë e rëndësishme. Së pari, në një far kuptimi, kjo mbyll një proces të nisur vite më përpara, për të bërë të interesuara, që klubet shqiptare, për të investuar te klubet e moshave. Klubet nuk e morën seriozisht këtë dhe futbolli i moshave është i prapambetur. Dalin lojtarë 18-vjeçarë, që nuk kanë elementet fillestare. Është e qartë se këtu arsyet janë të lidhura me organizimin e futbollit të moshave. Mungojnë investimet te moshat. Ky sektor, ka qenë sektor i prapambetur. Ia ka borxh Shqipëria vëmendjen moshave, të rinjve dhe fëmijëve. Këtu kanë një pasion të madh për futbollin, por më pas mbeten të zhgënjyer sepse nuk ndjekin dot ëndrrën, sepse nuk kanë cilësitë.
Kush është cenuar? Duhet të kemi parasysh, se në Shqipëri, në futbollin e moshave, ka pasur një rumpallë, një situatë që nuk është askund në botë. Bën një person dy skuadra, i çon në kalçeto, i merr lekë prindërve dhe shkon të luajë më pas me skuadrat historike të Shqipërisë. Nuk ndodh në asnjë vend në botë. 243 akademi ka Shqipëri, nga të cilat vetëm 5-6 mund të quhen të tilla. Pjesa tjetër, janë me zero infrastrukturë, zero investim, pa rregulla dhe pa asgjë. Të gjithë këta bëjnë futbollin e moshave në Shqipëri. Nuk ndodh askund kështu. Kampionatet elitare në Itali, i luajnë klubet profesioniste. Edhe në Shqipëri duhet të ndodhë kështu.
Unë jam caktuar nga KE i FSHF dhe kemi bërë një punë të mirë. Mos nënkuptohet përfitim personal apo t’i bëj dëm ndonjë tjetri. Kjo është për t’i bërë mirë të rinjve për të ndjekur ëndrrën në futboll. Kjo reformë tenton të rregullojë cilësinë. Kush mund të kritikojë këtë?! Kjo është në të mirën e të gjithëve. Klubet duhet të mbajnë talentet më të mirë.
Kokëdhima, tregoi edhe pse u zgjodh që kjo reformë të bëhet menjëherë dhe jo për 3-4 vite.
Një reformë e tillë, ka dy mënyrë për tu bërë. Një ta bësh gradualisht, për një kohë më të gjatë dhe mënyra tjetër është ta bësh menjëherë. Është çështje e vendimmarrjes. FSHF e zgjodhi ta zbatojë menjëherë, është sepse në futbollin e moshave, 2-3 vjet janë shumë të rëndësishme në karrierën e një lojtar. Nuk ka asnjë arsye tjetër. Janë cënuar interesa, që duhet të cënoheshin. Shumë mirë që iu dha fund kësaj historie. Duhet të thellohet edhe më shumë. Kampionatin e moshave, duhet ta zhv illojnë klubet profesioniste dhe jo akademitë. Ne kemi propozuar që në këtë proces mund të përfshihen vetëm akademi që kanë qëllim të kthehen në klube profesioniste.



