Peshëngritësi armen Andranik Karapetyan ka pësuar një dëmtim horror në tentativën për të ngritur 195 kg në Lojrat Olipimke në Rio.
Karapetyan i cili ishte një nga favoritët për të marrë medalje nuk ka arritur dot ta sigurojë një të tillë pasi bërryli e la në “baltë”.
Gjatë momentit të ngritjes së shtangës bërryli i krahut të majtë nuk rezistoi dot duke bërë një thyerje të rëndë, ndërsa peshgritësi armen shpërthey në ulërima dhe të qara. Dëmtimi i dytë i rëndë pas atij të francez Samir Ait Said, i cili pësoi një thyerje të tmerrshme të pjesës poshtë gjurit



