Barcelona , tjetër alternativë për portën

Barcelona , tjetër alternativë për portën

 Sezoni me shumë ulje-ngritje e vë dukshëm në dyshim të ardhmen e Ter Stegen tek Barcelona .

Katalanasit vijojnë të marrin shënime për zëvëndësuesin e gjermanit dhe së fundmi janë ndalur tek Porto, pasi kanë mbetur të impresionuar nga Diogo Costa.

23 vjeçari po shkëlqen me gjigandët e Portugalisë , fakt që ka futur në garë edhe Juventusin dhe Manchester United.

Xavi Hernandez tashmë e ka marrë vendimin për të ndërruar portierin në vigjilje të sezonit të ri dhe Diogo Costa e ka bindur numrin një të pankinës.

Andre Ter Stegen është shumë larg atyre prezencave të së kaluarës dhe spanjollët nuk mund të presin gjatë pasi janë të uritur për trofe dhe ndërhyrja në merkato e lehtëson rrugën drejt objektivave.

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ dhe ‘’ The Red Devilsat ‘’ mbeten një kërcënim serioz për ‘’ Blaugranët ‘’ deri në fund por duhet parë sepse me këtë ecuri s’kanë asgjë të sigurtë në të ardhmen .

Sezoni për të besuarit e ish kampionit të Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ në La Liga  po vijon siç duhet por eleminimi pothuajse i sigurtë nga Champions League do të kujtohet gjatë nga ky klub dhe njëkohësisht  konsiderohet një disfatë historike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy