Kaçe te Skëndërbeu, ja çfarë thotë menaxheri për të ardhmen e lojtarit

Kaçe te Skëndërbeu, ja çfarë thotë menaxheri për të ardhmen e lojtarit

Menaxheri i mesfushorit të kombëtares shqiptare të futbollit Ergys Kaçe i ka dhënë fund thashethemeve se lojtari nuk do të transferohet në asnjë nga skuadrat e kategorisë Superiore, siç ishte raportuar këto ditë.

Prej disa ditësh po flitet me të madhe për transferimin e Ergys Kaçes te Skënderbeu. Duket një lëvizje e bujshme, por menaxheri i lojtarit, Drini Caushi, ka përgënjeshtruar çdo gjë, duke e quajtur një mashtrim këtë gjë.

“Kaçe te Skënderbeu? Mashtrim, nuk ka asnjë gjë të vërtetë te ky lajm. As që kemi biseduar me Skënderbeun, nuk e dimë nga dalin këto lajme. Kaçe po stërvitet me Paokun dhe klubi e ka në planet e së ardhmes’, ka deklaruar Caushi  për Sport Ekspres.

“Kemi marrë vetëm një ofertë zyrtare, nga Kukësi, në zyrën e presidentit Safet Gjici, por e kemi refuzuar me mirësjellje, sepse Kaçe nuk vjen në Shqipëri”, ka përfunduar ai.

Kaçe ishte i huazuar te ekipi cek Viktoria Plzen, por aventura te ky klub kishte përfunduar më herët sesa është pritur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy