
Arlind Kalaja është largimi i radhës nga Vllaznia. Nuk është ende zyrtare, por mësohet se mesfushori ka arritur marrëveshjen me drejtuesit shkodranë, për mbylljen e kontratës.
Ndryshe nga viti i kaluar, këtë sezon Kalaja nuk ka arritur të gjejë dot hapësira me trajnerin Brdaric që nuk i ka dhënë shumë minuta.
Në këtë situatë, lojtari ka vendosur të ndërpresë kontratën, për të dalë futbollist i lirë dhe tashmë është në kërkim të një skuadre të re.



