Chelsea, nis sulmin për Alexander Isak

Chelsea, nis sulmin për Alexander Isak

Ecuria shumë e mirë e Alexander Isak gjatë dy sezoneve tek Newcastle, përsëri është pasuar me interesin e një ekipi shumë të njohur.

Në të kaluarën suedezi ishte pjesë e planeve të Barcelonës dhe tashmë Chelsea i ka trokitur në derë rivalëve në Premier League.

24 vjeçari ka impresinouar me bardhezinjtë, pavarësisht se mbetën jashtë Europës për sezonin vijues.

 

Drupal Ad

 

 

 

Anglezët investuan 70 milionë euro për ta transferuar nga Real Sociedadi në ‘’ St James Park ‘’, shifër të cilën e ka justifikuar me paraqitjet e bëra.

Siç dihet, prioritet për trainerin e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ Mauricio Pochettino është përforcimi i metrave të fundit dhe me statistikat e arritura, konkretisht 25 gola në 40 sfidat e sezonit të kaluar, Alexander Isak është shëndërruar në një prioritet absolut.

Pavarësisht se Newcastle është ende larg titujve, aspiratat e pronarit Yasir- Al Rumayyan lidhen me arritjen e këtij objektivi. Favori për anglezët është se janë momentalisht klubi më i pasur i botës por ky aspekt jo gjithmonë përbën avantazhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy