
Newcastle United , aktualisht ekipi më i pasur i botës vijon të jetë tejet i përfshirë në merkaton e verës , e cila është drejt fundit.
Sipas Luke Edwards , ‘’ Las Urracas ‘’ kanë preferuar si destinacion Chelsean për tu fuqizuar, me qëllimin e finalizimit të kësaj periudhe në mënyrë spektakolare.
Edhe pse koha nuk premton shumë , të qënit një ekip me mbështetje të fuqishme e favorizon për arritjen e akordeve.
Christian Pulisic kryeson këtë listë. Amerikani pretendohet edhe nga Manchester United , fakt që e ndërlikon këtë operacion.
Parashikohet një përballje titanësh dhe sigurisht ekipi që do të gabojë më pak gjatë kësaj tentative mund të përfitojë shërbimet e mesfushorit.
Edhe Callum Hudson Odoit i është hapur dera e largimit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe ‘’ St James Parku ‘’ e mirëpret golashënuesin anglez.
Momentalisht Newcastle është favorit për transferimin e 21 vjeçarit dhe oferta e sheikut Al-Rumayyan mund ta bindë për të lënë kryeqytetasit dhe të provojë veten tek ekipi i Eddie Howes.
Lista vijon me Conor Gallagher. Para pak kohësh traineri Thomas Tuchel theksoi se vijon ta vlerësojë por oferta e Newcastle United e cila mund ti bëjë londinezët të ndryshojnë mendim .
Edhe shqiptari Armando Broja konsiderohet një vlerë e shtuar në sulmin e Newcastle United .
Për 20 vjecarin ka shfaqur interes Evertoni por tanimë gjërat kanë ndryshuar sepse kemi të bëjmë me klubin më të pasur në planet dhe ishi i Southampton mund të shëndërrohet në lojtarin e rradhës që do të vishet bardh e zi .
Shumë vite larg sukseseve i kanë bërë drejtuesve të kuptojnë se duhet të përfitojnë nga aktualiteti favorizues i Newcasltes për të ndryshuar historinë edhe pse do të jetë një sfidë shumë e vështirë sepse konkurrenca ashpërsohet në çdo kompeticion por realisht shikohet si një ekip që mund të shkaktojë një revolucion në të ardhmen jo vetëm në Premier League por edhe në kontinentin e vjetër.



