Fidel Ylli: Duka nuk ikën nga FSHF sepse i frikësohet zullumeve, pse nuk kërkon para nga shteti

Fidel Ylli: Duka nuk ikën nga FSHF sepse i frikësohet zullumeve, pse nuk kërkon para nga shteti

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, nuk i kurseu akuzat ndaj kreut të FSHF, Armand Duka, për të cilin tha se nuk largohet nga Federata, pasi i frikësohet zullumeve që i dalin më pas. Në emisionin “SPortZone”, në MCN TV, Ylli deklaroi se Duka është si pasha dhe i merr vendimet vetë, ndërsa shtoi se nuk kërkon lekë nga shteti, pasi i frikësohet kontrolleve.

“Sporti duhet të jetë një. Kur u panë pamjet nga fusha e Labërisë, nuk ishte imazhi i Federatës, por imazh i Shqipërisë.

Duka nuk do lekë nga shteti dhe nuk aplikon. Nuk do para nga shteti, sepse ka frikë se i shkon kontrolli dhe e pëson ashtu.

Bëri mirë që foli kryeministri për bashkitë, për futbollin, për t’i shkundur. Federata ka dërguar në Lozanë KOKSH në gjyq. Le të provojë ai presidenti që të shkojë atje me lekët e tij. Ai merr vendimet vetë, sepse është pasha. Ne e dimë të gjithë situatën te futbolli. Duhen bërë rrotacione. Është vota, por ne direktivat i kemi që nëse Komiteti Europiani i ka me 3 mandate, ne nuk mund të shkojmë më shumë se 3 mandate.

E di pse nuk ik nga Federata Duka? Sepse ka frikë nga zullumet që i zbulohen më pas. Në FSHF nuk ka kontroll, ka vetëm disa njerëz që thonë “Yes men”.

Do bëheshin zgjedhjet Rajonale në Shkodër, por u anuluan, sepse Duka e dinte që nuk fitonte dhe tha që është kohë Covid-19. Imagjino që KOKSH dhe FSHF të jenë bashkë, çfarë projekte të mëdha mund të zbulohen.”, deklaroi Ylli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy