
Me vetëm Robert Lewandowskin si qendërsulmues, drejtuesit e Barcelonës e konsiderojnë të domosdoshëm transferimin e një tjetër elementi për ta fuqizuar këtë repart.
Rasmus Hojlund është një ndër lojtarët më të preferuar të momentit nga ekipet e elitës, i cili po shkëlqen me Atalantën , skuadër me të cilën deri në këtë moment numëron 14 gola në 36 sfida.
19 vjeçari ka spikatur edhe tek Danimarka dhe tanimë pretendohet edhe nga Real Madridi dhe Juventusi.
Dihet se aspekti ekonomik i ‘’ Blaugranëve ‘’ është i limituar dhe ky fakt mund ti largojë nga objektivat dhe në rastin konkret bergamaskët pretendojnë rreth 50 milionë euro.
Opsioni i vetëm që mund ti bëjë spanjollët të shpresojnë është përfshirja e ndonjë lojtari në këtë operacion për ta transferuar ishi-n e Sturm Graz në mitikun ‘’ Camp Nou ‘’.
Golat e shënuar e kanë ndihmuar në njëfarë mënyre skuadrën e Gian Piero Gasperinit për tu afruar me Europën por mbetet për tu parë sepse edhe ‘’ Galaktikët ‘’ dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ mund të surprizojnë në çdo moment.



