Manchester United, interesohet për Michael Olise

Manchester United, interesohet për Michael Olise

Niveli jo optimal i mesfushës së Manchester United në sezonin e lënë pas, natyrisht i ka detyruar drejtuesit për të dhënë maksimumin gjatë merkatos së verës për ti ardhur në ndihmë këtij reparti.

‘’ The Red Devilsat ‘’ nuk mbetën me duar bosh pasi fituan Fa Cup dhe do të përfaqësohen në sezonin vijues në Europa League.

Tashmë në zyrat e të famshmit ‘’ Old Trafford ‘’ ka filluar të qarkullojë emri i Michael Olises, një lojtar shumë cilësor i Crystal Palaces.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas lajmeve të fundit, 20 herë kampionët e Premier Leagues pretendojnë shkëmbimin me Aaron Wan – Bisaka pasi 21 vjeçari konsiderohet një ndër më të spikaturit e këtij kampionati.

Sigurisht kjo lëvizje do ti vinte në ndihmë klubeve në fjalë, për tu përgatitur sa më mirë në lidhje me të ardhmen, e cila parashikohet me shumë sfida të vështira dhe njëkohësisht me të papritura.

Javët e ardhshme do të jenë përcaktuese për një ndër klubet më të pasur të botës, i mbetur në prapavijë në vitet e fundit, i cili në të kaluarën bëri ligjin në çdo kompeticion.

Tre sezone ka zhvilluar ishi i Readingut tek kryeqytetasit, i padiskutueshëm në skemat e trainerit Oliver Glasner, i cili kontriboi me 5 gola në 9 sfida në të shkuarin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy