Martiro: Prisja më shumë nga Holanda, nga Botërori do përfitojë Gakpo

Martiro: Prisja më shumë nga Holanda, nga Botërori do përfitojë Gakpo

Volejbollisti, Krist Martiro, i ftuar në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për ecurinë e Holandës, deri tani në Botëror.

Martiro deklaroi se priste më shumë nga kombëtarja holandeze, ndërsa shtoi se nga ky Botëror më shumë do të përfitojë Gakpo, i cili ka shënuar gol në të treja ndeshjet e grupeve.

Holanda ishte pragmatiste në këtë fazë të grupeve. Unë prisja më shumë nga Holanda. Është një shkallë më poshtë nga Brazili dhe Franca deri tani. Më e mira nga Holanda është ky lojtari, Gakpo që ka shënuar në të treja ndeshjet.

Nga e gjithë Holanda do përfitojë ky Gakpo. E ka nisur mirë dhe nuk mendoj se do qëndrojë për shumë gjatë në Holandë. Nga janari ndoshta do të vijë ndonjë ofertë e madhe për të. Sot me Katarin prisja që Holanda të shënonte po aq sa Spanja ndaj Kosta Rikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy