
Reali i Madridit është skuadra e dytë që ashkon në finalen e Botërorit të Klubeve 2018 dhe përball do të ketë si kundërshtar Al Ain.
Ashtu siç pritej, kampionët në fuqi të Evropës kaluan pengesën Kashima falë Gareth Bale. Uellsiani shënoi një tripletë në fitoren 3-1 që spanjollët regjistruar përballë japonezëve.
Pavarësisht dominimit dhe rasteve të pafundme, duhej të vinte minuta e 44-t që Reali i Madridit të kalonte në avantazh. Kombinimi me Marcelon e nxori të vetëm përballë Suntae, 29 vjeçarin e lindur në Cardiff dhe me të majtën e kishte të lehtë të tundte rrjetën. Për të dyfishuar, Bale shfrytëzoi armën e tij më të fortë, shpejtësinë dhe pasi përfitoi nga një gabim amatoresk i mbrojtjes japoneze realizoi për 2 me 0.
Vetëm 2 minuta më pas, një kombinim me Marcelon e nxori të lirë Bale, që me një diagonale të bukur tundi rrjetën për të tretën herë. Me sulmuesin që kompletoi "hat-trick" brenda 11 minutave lojë, Shoma Doi 12 minuta përpara fundit realizoi golin e nderit për japonezët, që përballë River Plate do të shpresojnë shkallën më të ulët në podium.
Ndërkohë Reali i Madridit sfidon arabët e Al Ain të shtunën e 22 dhjetorit.



