Pochettino fokusohet tek merkatoja dimërore

Pochettino fokusohet tek merkatoja dimërore

Momenti i vështirë i Chelseat në këtë sezon, u reflektua përsëri me humbjen kundër Evertonit në ‘’ Goodison Park ‘’.

Të besuarit e Mauricio Pochettinos kanë mbetur dukshëm në prapavijë dhe pas 16 javëve të zhvilluara renditen në vendin e 12-të , 11 pikë larg Europës.

Pas kësaj humbjeje , nuk munguan as fjalët e numrit një të stolit i cili u shpreh: “ Jemi në një situatë kritike. Jam i zhgënjyer dhe mendoj se e meritonim fitoren.

Besoj se merkatoja e janarit do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për Chelsean ‘’, përfundoi ishi i Tottenham Hotspurit.

Duhet kujtuar se në dy merkatot e fundit, ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë shpenzuar 1 miliardë euro por rendimenti i treguar nga nxënësit e argjentinasit vijon të lërë për të dëshiruar.

Sigurisht çdo ndeshje vijuese do të jetë një sfidë më vete për anglezët, një ekip i cili në sezonet e fundit nuk ka hasur një situatë të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy