
Trajneri Ardi Behari, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, një ditë pas takimit që timonieri i ri i Kombëtares, Silvinjo, kishte me trajnerët e kombëtareve të moshave.
Behari deklaroi se Silvinjo kishte njohuri të mira edhe për ekipin U-21 të Shqipërisë.
Ka impakt të madh, ardhja e një trajneri të ri. Jep më shumë komunikim, më shumë gjallëri dhe më shumë dëshirë. Mbledhja me trajnerët e tjerë, ishte për tu njohur dhe për të marrë njohuri nga pjesëtarët e tjerë të ekipit kombëtar.
Në takimin që kishim ne trajnerët, Silvinjo kishte njohuri të mira edhe për Kombëtaren shqiptare U-21.
Ndër rreshta ai tha se duhet rritur ana psikologjike te lojtarët. Fliste gjithmonë në emër të stafit teknik. Nuk i përjashtonte kurë. Do insistojë më shumë në anën psikologjike të skuadrës.



