Kciku: S’ka ekip akademie në Gjermani pa një lojtar shqiptar. Kanë interes të luajnë me Shqipërinë e Kosovën

Kciku: S’ka ekip akademie në Gjermani pa një lojtar shqiptar. Kanë interes të luajnë me Shqipërinë e Kosovën

Menaxheri i futbollit Taip Kciku, në një intervistë për gazetarin Gerti Çarçani në “Mcn Informacion”, tha që nuk ka asnjë ekip gjerman që të mos ketë një shqiptar në moshat e reja. Ai bën me dije se ka kontakte me prindër dhe lojtarë që kanë interes të luajnë për Shqipërinë. Po ashtu Kciku tha se talente shqiptare në Kanada kanë interes të luajnë në Superligën shqiptare, ku sipas tij infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm. 

 

Jashtëzakonisht një numër i konsiderueshëm nga diaspora është në ligat e Gjermanisë. S’ka asnjë ekip gjerman që s’ka minimumi një shqiptar nga moshat e reja, nga U15 deri në U19. Ka mbi 300 shqiptarë janë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kanë kuptuar edhe shumë lojtarë të rinj që shanset për të luajtur me kombëtaren e Gjermanisë janë minimale, dhe interesi është kthyer te Kosova dhe Shqipëria. 

 

Ka shumë shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Gjermanisë. Ka tre në U17 që luajnë për kombëtaren gjermane, luajnë për ekipe si Bajerni, ka edhe në Frankfurt. Kam pasur kontakte me prindër dhe lojtarë që kanë interes të luajnë për Shqipërinë. Deri te U19 shanset janë të mira.

 

Për të kaluar te U21 konkurrenca është e madhe, shanset janë minimale. Kombëtaret nga Kosova dhe Shqipëria duhet të angazhohen, t’i vëzhgojnë, të kenë kontakte personale. Ka shumë lojtarë nga Kanadaja që duan të luajnë në kampionatin e Shqipërisë. Klubet shqiptare duhet të kenë më shumë interes të identifikojnë talentet në Amerikën Veriore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy