West Ham ka gjetur sulmuesin për sezonin e ri. Klubi londinez, ka transferuar futbollistin italian, Gianluca Scamacca.
Ky i fundit ishte pjesë e Sassuolo, me të cilët zhvilloi paraqitje tejet pozitive, ccka solli edhe interesim nga disa skuadra europiane për të.
Klubi anglez do të paguajë në total shumën prej 36 milionë euro dhe 6 milionë të tjera do të shkojnë në formën e bonuseve.
Më herët West Ham kishte shfaqur interes edhe për sulmuesin shqiptar, Armando Broja, por një marrëveshje me Chelsea nuk u arrit dhe kështu drejtuesit kaluan në një tjetër objektiv.



